medialine.al

Një bebe nga Afërdita dhe Jakubi? Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbiz-it.

Dyshja ndan shpesh momente pranë njëri-tjetrit dhe gjithmonë shfaqen mjaft të dashuruar e të qeshur. Pas martesës ata vendosën të shijonin si fillim njëri-tjetrin dhe momentet mes tyre e më pas për të krijuar familje. Këtë Afërdita e ka sqaruar sërish për të gjithë fansat e saj, të cilët pyesin vazhdimisht se kur do të sjellë një beb në jetë. “Pyetja më e shpeshtë. Sigurisht që kemi në plan të bëjmë një beb.

Tani jemi thjesht duke udhëtuar dhe duke shijuar njëri-tjetrin”, u shpreh Afërdita. Edhe njëherë, ajo tregoi se dëshira për fëmijë është e madhe, por për çiftin e njohur nuk është akoma momenti i duhur.

Një bebe nga Afërdita dhe Jakubi?