Nis përplasja Ferrari- Mercedes ndërsa Hamilton qetëson

Rikthimi i Ferrarit në formë ka kthyer spektaklin dhe ndjekësit. Tre fitoret e fundit i kanë dhënë një tjetër ton këtij sezoni në Formula 1, i cili duhet thënë që ishte kthyer në monotoni.

A po rikthehet Ferrari? Kjo është pyetja e parë që po qarkullon para fundjavës së garës ardhshme në Soçi të Rusisë. Dhe, kjo pyetje po bëhet pikërisht para këtij çmimi të madh, sepse që prej 2014, kur kjo pistë u bë pjesë e kalendarit të F1, Mercedes njeh vetëm fitore.

Fitorja në Singapor, një pistë jo e përshtatshme për karakteristikat e Ferrarit të këtij sezoni, ishte befasi edhe për vetë pilotët. Vetel arriti të fitojë një garë prej më shumë se 1 viti, ekzaktësisht pas 392 ditësh. Madje nuk festoi dhe shkoi menjëherë të flinte. Ndoshta kjo ishte fitorja e motivimit dhe besimit që i duhej për tu kthyer në nivele të larta garimi, sikurse po ofron shoku i skuadrës Leclerc.

 

Sidoqoftë, në mënyrë më të çuditshme ishte fitorja e tretë e njëpasnjëshme e Ferrarit. Gjë e cila nuk kishte ndodhur në Formula 1 prej më shumë se 11 vitesh. Ndërsa Hamilton shpejton të qetësojë “gjakrat” tek Mercedes.  “Asnjë pikë shqetësuese për formën e Ferrarit”, shprehet Hamilton.

Kështu, mbërritja në Soçi, vëmendja përqendrohet nëse Ferrari mund ta bëjë hapi  e vazhdimësisë me fitoren e 4-të rradhazi dhe të fillojë të besojë se dominimi i Mercedez do mund të thyhet. Madje edhe pista e Soçit e favorizon, e cila me një gjatësi prej  5.848 kilometrash ofron dy pjesë të drejta të gjata, duke i dhënë një favor fuqisë së pastër në pjesë të drejta që të mundëson kokëkuqja e këtij sezoni.

Nga ana tjetër Mercedes ka qenë gjithmonë shumë e shpejtë, ata kanë fituar çdo sezon këtu, kështu që do të jetë shumë e vështirë t’i zbresësh nga podiumi më i lartë. Por duke parë performancën në Singapor, Ferrari ngre shumë dyshime nëse Mercedes do ta mbrojë apo jo podiumin me numër 1.

Charles Leclerc
Nuk është për t’u habitur, pra, që udhëheqësi i kampionatit Lewis Hamilton është i kujdesshëm ndaj kërcënimit që paraqet Ferrari. Dhe ndërsa ai mbështet ekipin e tij që të jetë në gjendje të gjejë një zgjidhje, ai vlerëson se nuk do të jetë një zgjidhje e thjeshtë, por diçka më afatgjatë.

“Ne kemi ngecur pas Ferrarit, duke mos qenë në gjendje për të arritur, ” deklaroi pesë herë kampioni botëror.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë, dhe ne thjesht po përpiqemi ta kuptojmë. Nuk është një synim afatshkurtëtr, por  ka fusha të tjera që mund të bëjmë më mirë, në të cilat mund të ndryshojmë pozicionin, potencialisht. Pra, kjo është ajo që ne thjesht përpiqemi dhe përqendrohemi. Sinqerisht, nuk ka asnjë pikë për t’u shqetësuar, sepse ajo që do të jetë do të jetë. Kualifikimi është aty ku ne me të vërtetë kemi humbur në tre garat e fundit, kështu që këtu duhet të përpiqemi dhe të përmirësohemi.”, mbyll deklaratën e tij Hamilton.

MEDIA LINE NEWS