Viktima nga përplasja mes bandave në Greqi është një shqiptar, shkruajnë mediat greke. Babai u përpoq të gjente strehë në një kafene në Sheshin Agios Sostis, Athinë, ku u qëllua dhe vdiq. Po ashtu djali i viktimës, rreth 25 vjeç, i cili dyshohej se kishte ndërruar jetë, ndodhet në gjendje kritike për shkak të dëmtimeve në kokë.

I dëmtuar, lehtë, është punonjësi i kafenesë në të cilën ishin strehuar, ndërsa raportohet edhe për një tjetër të plagosur. Policia po kërkon një automjet me të cilin dyshohet se kanë shpëtuar persona të armatosur që morën pjesë në përleshjen e përgjakshme. Informacioni i parë thotë se sherri që përfundoi në një masakër ndodhi për mosmarrëveshje financiare.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta më parë në ishullin Zakintos të Greqisë. Policia është në vendin e ngjajres duke hetuar për zbulimin e shkaqeve të të shtënave dhe përplasjes.