Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në bashkinë e Klosit, ku një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Sipas informacioneve të para të policisë, 50-vjeçari me iniciale M.H. është vetëvarur në afërsi të banesës së tij, në një pemë.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur dhe e kanë njoftuar policinë. Grupi hetimor dhe prokurori Abaz Muça ndodhen në vendngjarje.