Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bungaj të Mirditës, ku një 60-vjeçar ka goditur qëllimisht me makinë një të moshuar.
Policia thotë se ka ndaluar personin e dyshuar, i cili është 60-vjeçari me Mhill Gega.
Viktimë ka mbetur 68-vjeçari Mark Gjeta.
Sipas policisë, këta dy persona kanë pasur konflikt me njëri-tjetrin përpara se të ndodhte përplasja e qëllimshme me makinë, që i ka marrë jetën 68-vjeçarit.
Policia Mirditë/ Informacion paraprak
Rreth orĂ«s 13:00 ,nĂ« fshatin Bungaj, MirditĂ« shtetasi M. G., 60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin M.Gj.,68 vjeç, banues nĂ« fshatin Bungaj, MirditĂ«, ku pĂ«r pasojĂ« ka gjetur vdekjen.
Nga shërbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M. G., dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.