Aksident te tuneli i Elbasanit me dy të plagosur

Një 22-vjeçare shqiptare në Greqi ka humbur jetën tragjikisht. E reja ka ndërruar sot jetë në spital, dhjetë ditë pasi ra nga tetë metra lartësi.

Mediat greke raportojnë se e reja hipi mbi çatinë e një dyqani në Selanik, për arsye që ende nuk dihen, ndërsa ra prej atje.

Banorët e zonës dëgjuan thirrjen për ndihmë të 22-vjeçares dhe njoftuan një ambulancë që e transportoi atë me fraktura në një spital të qytetit. Pas 10 ditësh shtrimi në spital, 22-vjeçarja, me origjinë shqiptare, nuk ia doli të jetonte. Autopsia pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen.