lajmi, lajmi i fundit, breakingnews, medialine.al

Një 28 vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Trupi i 28 vjecarit është gjendur i pajetë në kanalin vaditës afër banesës së tij.

Ngjarja e rëndë është regjistruar gjatë natës ku kanë qënë familjarë të cilët kanë njoftuar policinë ndërkohe që pas nxjerrjes së trupit nga kanali vaditës viktima është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës.

Nuk dihen arsyet pse 28 vjecari i ka dhënë fund jetës, por nga burimet paraprake mësohet se ai kishte shfaqur shenja depresioni.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.