Niset drejt Letonisë task-forca e ngritur me urgjencë nga Ministrja e Mbrojtjes. Task forca bashkë me autoritetet letoneze do të ndjekë hetimin e plotë për ngjarjen e 6 Majit në Camp Adazi në Letoni, ku mbeti e vrarë nëntetare Zarife Hasanaj.

Grupi, në përbërje të të cilit ka përfaqesues nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit në MM do të punoje për rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm drejt Letonisë u nis dhe ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila la në mes një vizitë zyrtare në Itali, pasi do të shkojë të vizitojë nga afër dy të plagosurit e shpërthimit të djeshëm, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj.