lajmi, lajmi i fundit, breakingnews, medialine.al

Një 43-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Xibrakë të Njësisë Administrative Shalë, pjesë e Bashkisë së Cërrikut.

Viktima, B. Baha, është gjetur pa shenja jete në kasollen e bagëtive nga fëmijët e saj. 45-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve i ka dhënë fund jetës në kushte të thella depresioni.

Mësohet se ajo nuk ishte trajtuar në spitalin psikiatrik dhe e kishin percjellë në shtëpi. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet pët zbardhjen e plotë të ngjarjes.