Italia nga e shtuna hapet për turistët dhe nga 3 qershori rihapen aeroportet

Prej sot, datë 3 qershor 2020, Italia hap kufijtë e brendshëm e të jashtëm.

Prej ditës së sotme kthehet qarkullimi i lirë pa kushte në të gjithë territorin kombëtar, e hyrje-daljet në të gjitha 21 rajonet italiane.

Në kufijtë e jashtëm lejohet hyrja e lirë në Itali e pa regjim karantine për të gjithë qytetarët e zonës Schengen, të Republikës së San Marino e të Britanisë së Madhe.

Por për të udhëtuar nga Italia drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian, qytetarët italianë duhet të repektojnë rregullat shtrënguese që kanë vendosur disa vende për të gjithë ata që udhëtojnë nga Italia.

Prej datës 3 qershor në Itali do të vazhdohet të repektohen rregullat e distancimit social, të evitohen gjestet e përqafimeve dhe puthjeve, të evitohen grumbullimet e në automjete e motora të udhëtohet vetëm me familjarëqë banojnë nën të njëjtën strehë.

Disa drejtues lokalë për të evituar grumbullimet e të rinjve në fundjavë kanë firmosur urdhëresën e ndalimit të përdorimit të pijeve alkoolike pas orës 21 të mbrëmjes.

Hapja e kufijve mes rajoneve është shoqëruar me debate të drejtuesve lokalë.

Guvernatorët e rajoneve Siçilia, Kampanja e Sardegna kanë kërkuar që hapja e kufujve të tyre të shtyhet deri më datë 7 qershor e të vendoset regjimi i karantinës së detyruar për persona që vijnë nga rajone të tjera.

Prej sot nis dhe funskionimi i plotë i linjës hekurudhore si dhe shërbimi bar e restorante në trena.

Për udhëtarët do të kryhet kontrolli i temperaturës së trupit që nuk duhet të jetë më shumë se 37.5 gradë.

Në ambientet e mbyllura vazhdon të jetë e detyruar përdorimi maskës si dhe i dorezave.

Maska bëhet e detyrueshme dhe për qytetarët që ndodhen më pak se 1 metër larg njëri-tjetrit e në disa rajone do të vazhdojë të jetë e detyrueshme dhe në ambiente të hapura e në natyrë.