Ish-deputeti demokrat, Luan Baçi ka publikuar një video të denoncuar nga një qytetare e Fierit e cila shprehet se jeton në të njëjtin pallat me një familje të karantinuar pasi njëri prej anëtarëve të saj është konfirmuar me koronavirus.

Qytetarja shprehet se nuk hapin dot dritaret pasi ka shpërthyer një pusetë e ujërave të zeza, ndërsa rrezikon të përhapë sipas saj, ndonjë sëmundje duke shprehur njëherësh apelin ndaj bashkisë së Fierit që të ndërhyjë.

“Po ju tregoj disa pamje të një pusete që ka plasur pranë pallatit tonë, nuk dalim dot në dritare, po infektohemi, jemi në lagjen 1 maj, në pallatin tonë ndodhet një familje e karantinuar për shkak se njëri nga anëtarët e saj ka rezultuar me COVID-19. Ju lutem bashkisë të ndërhyjë sa më shpejt”, shprehet qytetarja që dëgjohet në video.

Nga ana e tij, ish-deputeti Baçi thotë se Fieri është kthyer në një nga qytetet më të prekur nga pandemia dhe me rrezikshmëri të lartë, ndërsa shton se ajo çfarë është e patolerushme është propaganda e drejtuesve dhe gënjeshtrat e tyre.

“Fieri ne rrezik !

Situatat, jane te veshtira, Fieri eshte nder qytetet me te prekur dhe me rrezikshmeri te larte.
Eshte shume e veshtire, qe situata te menaxhohet dhe per kete, jam i ndergjegjshem, duke mirekuptuar ,punonjesit e institucioneve pergjegjese, per keto veshtiresi.

Ajo qe nuk mund te kuptoj, eshte propaganda, e peshtire e drejtuesve te institucioneve, genjeshtrat e tyre dhe shoë mediatik i tyre, per gjoja, gatishmerine, angazhimin dhe pergjegjesine, qe ata demonstrojne ne kete situate

Bashkia Fier ka vene ne dispozicion edhe nr tel, per qytetaret, qe jane ne nevoje, per sherbime te ndryshme, por vetem kaq se askush nuk pergjigjet.

Rasti ne fjale ,per videon qe po publikoj eshte shume i rende, ashtu si disa dite me pare, qe disa lagje te Fierit ishin pa uje, tani kemi nje problem, shume here me te rrezikshem.

Ujrat e zeza jane kthyer, ne problem serioz dhe askush nuk pergjigjet.
Bashkia inekzistente, kryetari i emeruar i saj, ne drejtim te paditur, vetem polici dhe ushtri, neper qytet, per te terrorizuar qytetaret.

Mendojne, se roli i shtetit dhe i qeverrise eshte te japin urdhera dhe te mbyllin njerzit ne shtepi.
Jo mor te pa mend dhe te korruptuar, roli juaj ne kete situate eshte, ti dilni per zot, shqetesimeve dhe halleve te qytetareve.

Koha qe ka kaluar, po tregon, paaftesine tuaj, ne menaxhimin e situates dhe qe do perkeqesohet akoma me shume, ne vijimesi dhe kjo na jep te drejte, te shqetesohemi per te ardhmen tone dhe te jemi te bindur se me kete qeverri, me kete KM dhe me kete pushtet vendor dhe keta kryetare te emeruar, te papergjegjshem dhe hajdute, kjo situate, do te behet keq dhe me keq.

Pavarsisht se dikush, ( servilet, lepiresit dhe ata qe vjedhin bashke me ta) mund ta quaj, politik dhe jo serioze, keto qe po publikojme, une i ftoj te degjojne, kete zonje te shqetsuar, ne lagjen 1 ne Maj ne Fier, nje nga rastet dhe problemet e shumta qe kane qytetaret tane”, shkruan Baçi .