Një fenomen shumë i çuditshëm ka ndodhur ditën e djeshme në Verona të Italisë, afër liqenit Garda.

Në qiell është shfaqur një ylber, por i drejtuar kokëposhtë.

Ajo është i krijuar pasi rrezet e diellit depërtojnë përmes kristaleve të akullta, e jo pikave të shiut.

Kjo e krijon efektin e të qëndruarit me kokëposhtë.

Shërbimi meteorologjik në vend shprehet se këto lloje ylberesh krijohen në vende me kushte atfmosferike ndryshe nga Verona.

Ato janë më të zakonshme në vendet e ftohta.

Gjithashtu ata shprehen se ky fenomen ndodhi për shkak të ndryshimit të kushteve atmosferike në mënyrë drastike.

Ylberi i ngjan më shumë nje buzëqeshje në qiell të hapur, duke simbolizuar kështu pozitivitet për popullin italian që po lufton kundër pandemisë së COVID-19.