Ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia është arrestuar së bashku me 5 persona të tjerë, mes tyre edhe një ndërtues.

Ish-zyrtari akuzohet për falsifikim të dokumentave.

Një ditë më parë u arrestua edhe ish-kreu i Zyrës së Urbanistikës në Kashar.

Jurgen Memishaj u ndalua në akuzën për falsfikimim dokumentesh dhe shpërdorim detyre në dhënien e një leje për ndërtimin e dy pallateve në këtë zonë.