Vazhdon të digjen ullishtet në Peqin/ Zjarret po marrin përmasa të mëdha

Një zjarr ka përfshirë dhe djegur disa hektarë me ullishte pasditen e sotme në fshatin Zeshtik të Rrogozhinës.

Flakët të ndihmuara edhe nga era janë shumë pranë dhe rrezikojnë djegjen e varrezave të fshatit.

Shërbimet Zjarrfikse të Rrogozhinës dhe banorë të fshatit janë angazhuar dhe po punojnë për shuarjen e tyre pavarësisht terrenit shumë të vështirë.