Në Japoni autoritetet presin trëndafilat për të mos lejuar përhapjen e Covid

Autoritetet lokale në Japoni po sakrifikojnë dhjetëra mijëra lule për të penguar vizitorët, pasi vendi përpiqet të përmbajë  shpërthimin e koronavirusit.

Marrja erë e trëndafilave që ndodhen në lulisht janë ritet e njohura të pranverës në Japoni, por ekziston shqetësimi që festat me lule mund të bëhen burimi i grupimeve të reja të infeksionit.

Këtë javë punënjosit filluan të shkëputnin sythat e rreth 3,000 bimëve të trëndafilave në parkun Yono në Saitama, në veri të Tokios, në një përpjekje për të mbajtur larg shikuesit dhe admirusit e trëndafilave.

Pushteti vendor kishte anuluar tashmë festivalin vjetor të trëndafilave, por parku është ende i hapur për publikun. Në Japoni 180 lloje  të trëndafilave  arrijnë kulmin e tyre nga rreth mesi i majit.

Në Japoni autoritetet presin trëndafilat për të mos lejuar përhapjen e Covid

MEDIA LINE NEWS