Qarku i Kukësit është tashme pjesë e Hartës së Kuqe të personave të prekur me COVID-19, me 12 raste në Has dhe 4 raste në Tropojë, ndërsa Kukësi ende nuk është prekur.

Hasi një qytet i vogël, por ka numrin më të lartë të të prekurve në Shqipëri, për sa i përket popullsisë, dhe zgjerimi i pacientëve të prekur vjen si pasojë e mosrespektimit të masave.

 

Mësohet se në Has nuk respektohen oraret e daljeve, në orët e lejuara, dhe qyteti është gjatë gjithë pjesës më të madhe të ditës plot me qytetarë.

Ndërkohë bëhet e ditur se pas 4 policëve të infektuar, janë vetë karantinuar edhe disa punonjës të policisë kufitare,

Ndërsa Kukësi ende nuk ka të prekur me COVID-19 dhe gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 5 raste, ndër to 3 në Tropojë dhe dy në Kukës të cilët kanë rezultuar negativ.