Rezervat natyrore e kanë shndërruar Belshin në një nga destinacionet me të preferuar për fundjavat. Përtej pritshmërisë që kanë turistët, sapo paraqiten në qendër dhe përpara u shtrihet pamja e liqenit madhështor zhgënjimi është i pamundur të mos përjetohet. Ndonëse dimër ujërat e liqenit janë mjaft të ndotur. Bizneset që ushtrojnë aktivitetin aty pranë i shkarkojnë ujërat e zeza aty. Mësohet se edhe baxhot aty pranë kanë ndotur ujin. Përballë këtij krimi mjedisor, bashkia dhe specialistët e saj bëjnë sikur punojnë. Justifikohen me faktin se kanë njoftuar Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, por ky i fundit nuk ka ardhur. Justifikohen me faktin se nuk kanë kompetencë ligjore të vendosin gjoba, por puna sensibilizuese dhe inspektuese ka qënë mjaft e dobët. Nëse i referohemi Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit ky i fundit as e merr mundimin për të dalë jashtë vijës së verdhë të qytetit. Në këto kushte qyteti në kërthizën e Shqipërisë , i sugjeruar nga Sami Frashëri për ta bërë kryeqytet do të vijojë të vijë erë ndotje dhe mungesë përgjegjshmërie nga ata që e drejtojnë .