Ndodh edhe kështu/ Në këtë shtet shkohet për të blerë buke me karroce me para

E keni menduar ndonjëherë që për të blerë një bukë të nevijitet një thes me para. Duket e çuditshme, por kjo ndodh realisht që prej vitit 2008 në shtetin afrikan të Zimbabves.

Ka disa vite që kur Zimbabve u godit nga hiperinflacioni, ku monedha vendase Zim-dollari u zhvlerësua aq shumë saqë njerëzve u duhej të shkonin në dyqan me karroca e thasë me lekë për të brleë produktet e nevojshme.

Edhe pse duket se më e keqa ka kaluar, dollari i Zimbabves vazhdon të pësojë rënie, ndonëse jo më me 500 miliardë për qind zhvlerësim si në 2008-ën.

Sipas “Blomberg”, gjatë kësaj periudhe në vend janë përdorur masivisht monedhat e huaja, që nga dollari amerikan, randi afrikano-jugor, huani kinez e deri tek jeni japonez.

Ndërkaq, banka qendrore e këtij shteti ka njoftuar se dollari vendas do të zëvendësohet në treg me dollarin amerikan.

Reforma vlerësohet me rëndësi për t’i dhënë fund hiperinflacionit dhe për të futur në shina ekonominë e dobët vendase, por edhe për të zhdukur nga qarkullimi prerjen e famshme prej 100 triliardë dollarësh vendas.