Ndjesa publike dhe doreheqja e menjëhershme  është i vetmi reagim që mund te beje KM i Shqiperise  në konferencën e dytë të lajmeruar për shtyp. Dhe këtu do ti rreshtojme përse është akoma në kohë t`a bëjë.

Duhet të japësh dorëheqje për rrënimin e ekonomisë. Shqiptarët të votuan sepse do reformoje sistemin fiskal, e reformove, por vetëm në dobi të shqiptarëve jo. Në 5- vite pushtet mbi 80 mijë biznese të vogla kanë mbyllur aktivitetin edhe 50 mijë të tjera parashikohen t`a bëjnë mbas hyrjes në fuqi të pragut të ri të TVSH-s.  Nga ana tjetë sa e sa familje janë të papuna. Sa e sa jetojnë me minimumin jetik. Sa e sa janë larguar nga Shqipëria. Prandaj duhet të japësh dorëheqjen zoti kryeministër.

 

Duhet të japësh dorëheqje  se e ke shndërruarr shtetin në organizatë kriminale. Sasia rekord e drogës e kapur në kamionin e ngarkuar me banane është vetëm maja e “ajsbergut të krimit”. Tani bandat kanë marrë në kontroll shtetin dhe për këtë prokuroria duhet të hetojë dhe zbardhë ngjarjet. E jo të merret me “barbarët” që protestuan kundër varfërisë dje në “Rrugën e Kombit”. Ju zoti kryeministër nuk jeni me mish e shpirt në krye të detyrës, siç theksuat mbrëmë, madje ishit edhe i lodhur, jo nga puna besoj. Ju jeni me mish e shpirt i dedikuar për të vjedhur këtë vend, dhe për këtë ju besojmë e ju kuptojmë që ndjeheshit të lodhur.

Duhet të japësh dorëheqje se po ja zhvat dhe qindarkat e fundit  shqiptareve duke mbushur me lezet  xhepat e miqve tuaj nepermjet  PPP-ve. E fundit është marrëveshja e mirëmbajtjes së Rrugës Kombit, ku tarifat janë absurde dhe jashtë çdo llogjike. Apo hidrocentralet, incenatorët, shëndetësia. Ja zoti kryeministër për këto duhet të japësh llogari dhe dorëheqje.

Duhet të japësh dorëheqje për arrogancën tënde që t`a nxjerr në pah edhe televizioni yt “ERTV”. Nuk ka komunikim që ti të flasësh pa përbuzje për shqiptarët, ata që të ulën e të mbajnë aty. Mos ki merak se nuk do jesh gjatë. Ti edhe mbrëmë i quajte “barbarë” se protestuan për xhepat e tyre që janë boshatisur. Ti edhe mbrëmë i quajte “barbarë” kur ju duhet të kërkonit ndjesë dhe të bënit hapa pas nga tarifa zhvatëse. Ti mbrëmë quajte “barbarë” dhe me pa të drejtë edhe banorët që protestuan që ishin nga Prizreni. Me ç`të drejtë? Apo u lave borxhin e deklaratës në Serbi. Po e mbyllim duke t`u drejtuar me “ti” sepse së pari nuk je më “kryeministër” i shqiptarëve, por i miqve tuaj dhe bandave. Po e mbyllim duke t`u drejtuar me “ti” sepse kjo është mënyra për t`ju përgjigjur barbarizmave të tuaja me ekonominë, arrogancës tënde në komunikim dhe injorancës tënde në mendime zoti kryeministër.

Edhe një gjë të fundit, se ne shqiptarët jemi popull që durojmë, por edhe zemërgjërë, shko vizitohu të lutem.