Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 Safet Morina, efektiv i uniformave blu në pòlicinë e Shkodrës.

Burimet bëjnë me dije se Morina ishte infektuar me Covid 19 dhe nuk ka arritur të mbijetojë.

Ai prej vitesh mbante postin e komandantit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës, ndërsa kanë qenë të shumta ngushëllimet e kolegëve të tij për këtë ndarje të parakohshme nga jeta.