Kostandin Rama nuk është më midis nesh. Zemra e tij pushoi së rrahuri në moshën 59 vjeçare, por do të mbahet mend nga të gjithë si një futbollist dhe njeri i shkëlqyer. Ish futbollisti i skuadërs së Elbasanit u nda nga jeta në moshë fare të re, duke qenë një humbje jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por edhe për sportin e futbollit në këtë qytet. Kostandin Rama ishte e do të mbetet njeriu me vlera të jashtëzakonshme qytetare, familjare e sportive.Disa prej miqve të tij më të mirë, të cilët e njohën nga afër, kujtojnë momentet më të bukrua me të. Ata shprehin keqardhje per humbjen e tij.
Kostandin Rama ka qenë pjesë e ekipit kampion të vitit 1984, duke zhvilluar shumë ndeshje me skuadrën e qytetit të tij.