Nasip Naço largohet nga LSI dhe i bashkohet PS-së

Ish-ministri i LSI-së, Nasip Naço i është bashkuar Partisë Socialiste.

Naço e njoftoi largimin e tij nga LSI, duke e cilësuar ish-partinë e tij një eksperiment politik, në krah të ministrit Blendi Klosi gjatë ceremonisë së hedhjes së kryqit në Berat.

Berati dhe Shqipria nuk kanë më nevojë për eksperimente poltike. Kanë nevojë të ecin përpara. Kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI bashkë me PS. Sot jam me z.Klosi dhe në të ardhmen do të jem në krah të z.Klosi“, tha Naço.

Ish-ministri tha se po shkon në PS për të përfaqësuar votuesit e tij.

Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimente politike. S’ka nevojë për njerëz që janë vasalë të dikujt tjetër, por kanë nevojë të përfaqësojë një pjesë të elektoratit në Berat, i cili është i papërfaqësuar që kërkojnë që votat e tyre të shkojnë për të majtën progresiste. Eksperimentet janë të së kaluarës. E ardhmja i përket të majtës progresiste“, tha Naço.

Kohë më parë edhe ish ministri i Mjedisit Lefter Koka u largua nga LSI për tu bashkuar me Partinë Socialiste .