Analisti Mustafa Nano ia ka thënë troç kryeministrit Edi Rama se I vinte turp që shikonte kryeministrin e vendit të tij të veshur me poture ne Bruksel në takimet zyrtare për hapjen e negociatave.

Rama I është përgjigjur gjatë debatit në “Opinion” se ashtu sikurse I janë kopjuar ngjyrat që vishte rrobat dikur, do ti kopjohen edhe atletet e poturet.

Nano: Nuk të vjen turp që shkon atje me poture, ku ke parë ti të shkohet me poture për të kërkuar hapjen e negociatave. Unë jam ndjerë keq për vete. E di çfarë, diçka fshihet pas kësaj e vrisni mendjen apo jo kur shumë gjëra kanë ndryshuar në botë, por ka besoj një protokoll, një ‘ligj’ pasi Donald Trump sot vishet njësoj siç vishej presidenti amerikan para 100 vitesh.

Rama: Me poturet e mija do të meresh, është sikur të them ty tani se dikur përdorja ngjyrat ndërsa sot jo por që ke nisur ti ti veshësh rrobat me ngjyra të ndryshme. Çfarë të them, që me ke kopjuar mua. Ja ku po ta them, ata që më kritikojnë për këtë pjesë do e shikosh që do të kthehet në modë nesër.