Moti i keq dhe kalimi i tajfunit shtyn anulon provat zyrtare në Japoni

Moti ka qenë padyshim protagonisti numë një në Grand Prix japonez në këtë fundjavë, dhe të Premten në mëngjes u konfirmua se  provat zyrtare të së shtunës në Suzuka do të anullohen për shkak të tajfunit Hagabis.

Si rezultat, kualifikueset do të zhvillohen mëngjesin e së dielës kur moti është parashikuar të jetë i qëndrueshëm dhe më pas me garën që zhvillohet në orën 14:10 me kohën lokale, siç ishte planifikuar.

“FIA dhe formula 1 e mbështesin këtë vendim në interes të sigurisë për spektatorët, pilotët dhe të gjithë organizatorët e cirkuitit  të Suzuka”- thuhet ndër të tjera në deklaratën e FIA-s.

MEDIA LINE NEWS