Maji dhe moti i ftohtë po sjellin edhe “çuditë” e para.

Dibra sot është zgjuar nën pushtetin e dëborës. Kështu në qarkun e Dibrës në zonat malore mbi 800 metra mbi nivelin e detit, reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në kulturat bujqësore, por nuk raportohen vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Në disa fshatra të njësisë Lurë në qarkun e Dibrës sipas banorëve ka rënë 5 cm borë dhe kjo ka shkaktuar probleme të theksuara në të mbjella.