Molla e egër forcon sistemin imunitar dhe mushkëritë

A i keni vënë re ato pemët e vogla që çelin lule të imëta ngjyrë rozë, të bardhë ose të kuqe? Zakonisht, këto lule çelin në stinën e pranverës dhe më pas ato i lënë vendin disa mini mollëve të vogla mjaft të këndshme. Kjo pemë njihet sipas termit botanik Malus, ndërsa në gjuhën popullore quhen mollë të egra.

Këto mollë kanë një shije të thartë, të fortë, por jo rrallë edhe të ëmbël.  Mollët e egra janë shumë të mira për t’u bërë rezistencë disa sëmundjeve.  Lëngu që molla e egër lëshon ka athtësi të fortë, por me këtë frut që nuk mund të konsumohet i pagatuar mund të prodhohet një reçel shumë i shijshëm dhe shumë unik.  Lëngu i mollës së egër është një nga lëngjet më të mira të mollës dhe është i këshillueshëm për njerëzit që preferojnë lëngjet me aciditet dhe pa sheqer.

Vlerat e mollës së Egër

Vitaminë A, Vitaminë B1, Thiaminë, Vitaminë B2, Riboflavinë, Vitamin B3, Niacinë, Vitaminë C, Proteina, Kalcium, Hekur, Magnez, Fosfor, Kalium, Bakër, Mangan, Acidet yndyrore Omega 3, Acidet yndyrore Omega 6, Yndyrna natyrale, Karbohidrate, Kalori.

Përfitimet shëndetësore

  • Përmirësoni sistemin imunitar 
  • Përmirësoni përthithjen e hekurit
  • Përmirësoni shëndetin e mushkërive 
  • Përmirësoni funksionet e muskujve
  • Shmangni konfuzionin, irritimet dhe lodhjen
  • Ulni shanset për shfaqjen e problemeve me zemrën
  • Ulni shanset për zhvillimin e tensionit të lartë të gjakut 
  • Përmirësoni aftësitë për ushtrime fizike