Moderatorja e njohur publikon foto romantike me partnerin

Pavarësisht se vera tashmë ka mbaruar, moderatorja Jona Spahiu ka treguar se ndodhet në pushime së bashku me partnerin e saj. Ata duken se po kënaqen shumë sa rrezatojnë vetëm pozitivitet.

Pas videove dhe fotove të ndryshme me kunatën e saj apo djalin e vogël, Raiden, Jona ka ndarë së fundmi një foto pranë partnerit të saj, Frenklin.

“Vazhdojmë akoma ta bëjmë për të qeshur njëri-tjetrin dhe kjo është gjë e mirë”, ka shkruar moderatorja në postimin e fundit ku shfaqet mjaft moderne së bashku me bashkëshortin

Me siguri Jona do t’i kujtojë gjatë këto pushime, të cilat duket se i ka shijuar në maksimum.