Modelja e njohur pozon nudo pasi publikon lajmin e madh

Suprizë! Modelja e Victoria’s Secret është në pritje të ëmbël dhe na e ka paska mbajtur të fshehtë.

Elsa Hosk ka dhënë lajmin e bukur duke publikuar disa foto ku ka pozuar nudo me barkun e rrumbullakosur.

“E kam mbajtur sekret këtë engjëllin në barkun tim për një farë kohe. Ndihem shumë e emocionuar dhe me fat që do të bëhem me fëmijë dhe do filloj kapitullin tjetër të jetës me njeriun e ëndrrave të mia !!!!”, shkruan ajo në Instagram.

Një ditë më parë, Elsa dhe partneri i saj Tom Daly u fotografuan në New York, teksa shëtisnin me maska, por pa na lënë të kuptonim se ajo ishte shtatzënë.

Hosk, 31 vjeç, kishte veshur një pallto të gjatë që i fshihte barkun, të cilën e kishte kombinuar me sandale të zeza lëkure.

Çifti janë në lidhje që nga viti 2015 edhe pse ata e njihnin njëri-tjetrin si miq para se të nisnin një romancë

Modelja e njohur pozon nudo pasi publikon lajmin e madh