Modelja e njohur, Kejvina Kthella, është tejet e komentuar në faqet rozë.

Një gjë e tillë vjen për shkak të postimeve të shumta që bën në rrjete sociale, duke informuar kështu 725 mijë ndjekësit e saj.

Kështu, në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja bionde ka shpërndarë setin e fotografik.

 

Kejvina u pa e veshur me një fustan plot shkëlqim, kurse në rend të parë modelja ka vënë tiparet e bujshme trupore.

Flokët i kishte të stiluara mbrapa kokës, kurse makijazhi me nuanca të lehta kishte bërë që të dukej edhe më mahnitëse.

Postimi i bukuroshes mori me mijëra pëlqime dhe komente, që përshkruanin se sa joshëse shfaqej.