Mjeku Tritan Kalo iu drejtohet qytetareve shqiptare

Mjeku Tritan Kalo ka shpërndarë në profilin e tij të Facebook një thirrje për qytetarët të cilëve iu kërkon që të mos e humbasin besimin te puna e bluzave të bardha.

“MOS e humbisni kurrë besimin në Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë…..JU DUAM ndaj dhe jemi aty për ju në çdo kohë….Së bashku do ja dalim mbanë edhe në këtë sfidë të përballjes me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….Together forever”, shkruan ai ndër të tjera.

Sipas Kalos, “gojët e liga dhe mendjet e errëta të militantëve partiakë” nuk do ta përbaltin kurrë heroizmin dhe punën e mjekëve në këto muaj të sakrificës.

KOHË KOVIDIANE….21.11.2020….Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, është i nderuar dhe i priviligjuar të mbajë emrin e krijuesit të tij, Prof. Nikolla Dushnikut…Prej fillimit viteve 70-të kur u ngrit Spitali i Sëmundjeve Infektive nr 4, e deri më sot në të kanë shërbyer me dhjetra e dhjetra mjekë, të cilët duke ecur në gjurmët e Profesor Dushnikut e kanë ngritur edhe më lart emrin e këtij spitali, duke mjekuar e ndjekur me shumë e shumë kujdes me mijra e mijra të sëmurë dhe duke shpëtuar jetët e mijra prej tyre…. I njëjti shpirt i punës në ekip, dhe i njëjti përkushtim e profesionalizëm po përvijohet edhe sot në këtë Shërbim, të shpallur më 2013 si Shërbimi më i mirë Spitalor në Republikë, në përballjen tonë me “flamën mbarëbotërore” të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….GOJËT E LIGA dhe MËNDJET e ERRËTA të GJILLOLLOGËVE militantë partiakë si dhe të atyre mjekëve pak ose aspak profesionistë të fushës, NUKU do të munden kurrë të përbaltin heroizmin dhe sakrificën e këtyre muajve të Pandemisë të dhjetra e dhjetra mantelbardhëve, infermjerëve, tekninicienëvë imazheristë, administrator, farmacistë, koordinatorë, barrelistë, shoferë, punonjës të ruajtjes së rendit….”, shkruan mjeku.