Ministrija thirrje qytetarëve ardhur nga Italia: Rrini mbyllur në shtëpi

Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës, Eugena Tomini në një dalje publike për mediat deklaroi se në kuadër të masave të marra për koronavirusin, janë vlerësuar 3500 raste të personave që kanë pasur histori udhëtimi në vendet e prekura nga ky virus.

Sipas saj në Rinas, apo dhe në pikat e tjera hyrëse e dalëse te terrorit shqiptar, pasagjerët që hyjnë në Shqipëri po i nënshtrohen matjes së temperaturës.

Po ashtu, në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, Tomini iu bëri thirrje qytetarëve që kanë hyrë në vendin tonë, por që nuk kanë shenja të këtij virusi, të vetëkarantinohen për një periudhë të caktuar, ndërsa ata që shfaqin simptoma dyshuese, të telefonojnë pranë numrit 127.

“Janë vlerësuar 3500 udhëtarë që kanë pasur histori udhëtimi në vendet me transmetim të shpërthimit komunitar. Në Rinas, po kryet monitorimi i temperaturës për të gjithë pasagjerët.

Ministria e Shëndetësisë, i bën thirrje qytetarëve që kanë udhëtuar në vendet e prekura, që kanë pasur kontakte me persona të sëmurë apo jo me COVIT të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.

Ata që kanë temperaturë apo ethe, kollë, të telefonojnë në numrin 127 për të marrë udhëzime të duhura. Udhëtarët vlerësohen në drejtim të temperaturës. Aeroporti i Rinasit bën vlerësimin me temperaturë.

Ata që kanë prezencë të ndonjë shenje klinike, pa temperaturë, duhet të vetëkarantinohen”, tha Tomini