Menaxher italian mashtron giashte kompani në Shqipëri.

Nëse në shumicën e rasteve mediat lokale përmendin krimet e kryera nga shqiptarët ndaj italianëve, këtë herë ndodh e kundërt.

Kështu shkruan disa media, duke iu referuar rastit të mashtrimit nga një shtetas italian, i cili është shpallur fajtor për mashtrimin e giashte firme në Shqipëri.

Ka mjaftuar një prezantim si biznesmen italian me qëllime investimi në Shqipëri në fushën e ndërtimit, që të realizojë një skemë të mirëfilltë mashtrimi ndaj disa biznesmenëve në qytetet e Vlorës dhe Durrësit edhe disa biznemen italian.

Shtetasi italian Antonino Crea është duke u gjykuar në mungesë në Gjykatën e Tiranës për akzuën e “mashtrimit me pasoja të rënda edhe vjedhie me shume se nje here”

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Crea (43 vjec, banuse ne Durres) ka arritur të marrë mbi 25 mijë euro nga disa biznesmenë, duke u premtuar atyre se do të sillte nga Italia firma ndërtimi për të realizuar ngritjen e disa blloqeve shumëkatëshe të banimit në qytetet e Vlorës dhe Durrësit. Kaq ka mjaftuar që disa biznesmenë të dy qyteteve bregdetare të tregohen të pakursyer në dhënien e eurove italianit mashtrues të veshur nën petkun e biznesmenit. Por ajo që pasoi me pas ishte heshtje dhe zhdukje e italianit.

Pas denoncimit të bërë, prokurorët shqiptarë pas letërporosive me homologët italianë mësuan se Antonino Crea ishte një person me precedentë penalë në fushën e mashtrimeve edhe në Itali dhe se skemën që kishte aplikuar në Shqipëri e kishte bërë edhe në disa lokalitete bregdetare të vendit fqinj. Nëse italiani Crea do të shpallet fajtor nga Gjykata e Durrës për akuzën e “mashtrimit me pasoja të renda”, atëherë ai rrezikon një dënim që varion nga 5 deri në 10 vite burgim.