Melania Trump tërheq sërish vëmendjen me sjelljen ndaj Trump

Melania Trump vihet sërish në vëmendje të mediave, për sjelljen e saj publike ndaj Presidentit Donald Trump.

Në debatin e fundit presidencial mes Trump dhe Biden për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në 3 nëntor, ra në sy sërish një sjellje tashmë e njohur e Zonjës së Parë.

Melania u pa t’ja heqë dorën me forcë presidentit teksa ecnin së bashku për të dalë nga skena.

Ky moment është bërë viral në rrjet dhe përdoruesit e Twitter-it shpërthyen me komente.