Gazetari i kundërvihet Ramës: Ti je tradhtari më i keq i shqiptarëve

 

Proçesi i sterilizimit realizohet nga disa pajisje që quhen autoklava. Çdo spital në Shqipëri është i pajisur me autoklavë. Kanë qenë në punë deri para konçesionit dhe janë zhvendosur në magazina sot, edhe pse funksionojnë për mrekulli.

Mjetet kirurgjikale futen në autoklavë dhe sterilizohen në një proçes aspak të komplikuar.
Kjo ndodhte dje, kjo ndodh edhe sot. Kështu bëhej dje, kështu bëhet edhe sot. Thjesht fotot sot janë më cilësore dhe plot shkëlqim.


Nuk e shpiku Edi Rama sterilizimin e as Ilir Beqaj. Ajo që ata shpikën është mënyra se si të grabisin nëpërmjet sterilizimit. Nëse dje i gjithë proçesi na kushtonte thjesht 2.4 euro për çdo set kirurgjikal, sepse shpenzimet ishin vetëm për ujin dhe energjinë që vinte në funksion autoklavat, sot ky proçes na kushton plot 190 euro për set (mesatarisht). Pra sot paguajmë rreth 80 herë më shumë, ose nga 14 deri në 17 mln euro në vit.

E zëmë edhe se të gjitha autoklavat dhe mjetet kirurgjikale që kanë spitalet janë shkatërruar. U tërbuan një natë mjekët dhe i thyen i bënë copa për inat të qeverisë. A e dini se sa lekë duhen për të pajisur gjithë spitalet e vendit me autoklava moderne dhe mjete kirurgjikale moderne? Rreth 15 milionë euro, dhe këtu flasim që të pajisim edhe spitalet që nuk kryejnë operacione sepse kirurgu ka ikur në Gjermani.

Pra me lekët që i paguajme privatit konçesionar në 1 vit, kishim modernizuar gjithë proçesin e sterilizimit në gjithë vendin. Ndërkohë që konçesionin qeveria e ka dhënë për 10 vjet duke i paguar qindra miliona euro ndër vite.

Me këtë ritëm kompania, 40% të aksioneve të së cilës i ka një ish emigrant i specializuar në fushën e lyerjeve, do të na zhvasë mes 140 dhe 170 milionë euro. Mes këtyre shifrave dhe hetimit që po bën SPAK falë kallëzimit tonë, ndodhet edhe arsyeja pse kërcen si kokoshi Edi Rama kur i prek sterilizmin, apo pse angazhohen gazetarë mercenarë kundër Nismës Thurje. Urojmë që SPAK me këtë hetim të tregojë se koha kur askush nuk ndëshkohej, edhe pse i kapur me presh në duar të marrë fund.

Urojmë të tregojnë edhe se mes drejtësisë dhe presionit të kryeministrit ata i përulet të parës. Sa na takon ne, do vazhdojmë ta bëjmë pa devijim. Ia kemi detyrim fëmijëve.
Shqiptarët mezi po e presin një fije drejtësi!

NGA: NISMA THURJE