Mediat maqedonase nuk anashkalojnë komentet për atletet e Ramës

Media maqedonase i ka kushtuar një vëmendje të veçantë paraqitjes teatrale të Ramës në Samitin e Ohrit.

Ndërsa Zaev dhe Vuçiç ishin veshuar konform protokollit zyrtar, Rama zgjodhi tu bashkohet me atletet e tij të modelit juventin bardh e zi. “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbetur i qëndrueshëm në stilin e tij që nga takimi i fundit.

Edhe sot ai u paraqit në një takim trepalësh me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiç me atlete të zeza Adidas dhe një kostum të errët” shkruajnë mediat maqedonase.

Ndoshta Rama nuk ka çfarë të thotë më shumë se atletet e tij prej shoëman-i në takime.

Një skenim të tillë Rama e bëri edhe në takimin me Presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe përgjigja për moshapjen e negociatave nuk vonoi.