Meclaren do ti rikthehet bashkëpunimit me Mercedez

Emrat McLaren dhe Mercedes u bënë sinonim gjatë fundit të viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000, pasi partneriteti nxorri tre pilotë kampion dhe një titull të konstruktorëve.

Tani të dy do të bashkojnë forcat edhe një herë, pasi ata ranë dakord për një marrëveshje katër vjeçare duke filluar nga viti 2021.

Pesë vitet e fundit kanë qenë dramatike për McLaren pasi ata zgjodhën t’i japin fund një marrëdhënie 20-vjeçare me Mercedes në fund të vitit 2014 në favor të një marrëveshje pune me Hondan. Por, që nuk funksionoi për Meclaren duke e kthyer në një makinë të kategorisë së tretë. Aktualisht Meclaren po furnizohet me “Power unit” nga kompani Renault.

Ndryshimi ka rezultuar i frytshëm, me skuadrën ikonike britanike që përparon fuqishëm në kampionatin e konstruktorëve dhe ata aktualisht qëndrojnë si forca e katërt e kampionatit pas Mercedes. Ferrari dhe Redu Bull që furnizohet me motorë Honda.

“Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në planin tonë afatgjatë për t’u rikthyer te suksesi në Formula 1,” tha Brown.

“Mercedes është pikë referimi, si një ekip dhe një njësi energjetike, kështu që është e natyrshme që ne do të kërkonim të siguronim një marrëdhënie me kompaninë për fazën tjetër të udhëtimit tonë.

“Ky njoftim pasqyron besimin e aksionerëve tanë dhe është një mesazh i rëndësishëm për investitorët tanë, ekipin tonë, partnerët dhe tifozët se ne jemi të përkushtuar për kthimin e McLaren në podiumin më të lartë.”

MEDIA LINE NEWS| medialine.al