Tanimë fushata ka ndezur motorrët dhe më lejoni në gjuhē banale ta them, ” Me qen e me mace janë në fushatë”. Por, ajo që më ngacmon zorrët është kur ish- deputetë, e deputetë aktual na dalin e na japin mend për bujqësinē.

Paradoksale, groteske, tallëse kur juristë, ekonomistë, inxhinierë, mjekê, me shkollë, pa shkollë dalin e na flasin për bujqësinë. I venë dhe i prishin ditën fshatarit fermer. I bëjnë foto e i japin mend se si të rrisë të ardhurat për tja rrjepur me pas serbes, pa asnjë të keq. Sot, zorrët mi ngacmoi një ish deputete, saqë edhe shkollën se kishte përfunduar kur u ul ne sallën e kuvendit. Ajo na kishte dalë fshatrave, se e kanë kuptuar që çdo vote vlen, fshatar apo qytetar. E keshtu me urdhërin e nënës parti, pa sedër dhe ashtu teklif shfaqen si shpirtra të keqinj në porten e fshatareve. U japin mend se si do ti ndihmojne. Madje i çojnë deri në “orgazëm” me premtime spektakolare që as vetë nuk dinë se çpo kollondrisin.

Mirë kjo, po juristët pse i ha miza të merrem ne bujqesine. Janë turrur të gjithë si zagar mbas lepurit duke bërë ham e gam ne faqet e tyre dhe në portalët e blerë. Mos u bëni gjithëditur o të paudhë. Merruni me atë çfarë u takon se tafmaja e madhe ju len  edhe pa gjë.

Eh, lerë se spo vazhdoj më se do e nxjerr edhe këtë llokme mish që hengra këtë ditë të diele. Njerëz, madje mercenarë politik, servila të kryetarëve e lëngaraqë të papunē marrin guximin e u japin mend fshatarëve të shkretë. U qajnë hallin ata që erën e bajgave se kanë ndier kurrê krahasuar me atë që çdo mëngjes  e darkë e kanë të pandashme pêr të nxjerre bukên e gojës. Ore kopuke nuk mbahet e nuk vihet kështu në pushtet.