Era Istrefi rikthehet aktive në Istagram pas operacionit

Më në fund Era Istrefi bëhet e gjallë. Pak ditë më parë fansat e këngëtares Era Istrefi i befasuan të gjithë me komentet e tyre në llogarinë e artistes.

Pasi lanë një sërë komentesh sikur Era nuk jetonte më, erdhi dhe reagimi i Norës, e cila pohoi se e motra e saj ishte ne gjendje shumë të mirë shëndetësore. Megjithatë duket as ky veprim nuk i ka qetësuar plotësisht fansat.

Pak orë më parë, Era ka publikuar një foto të saj në ‘Instastory’ dhe krah saj shkruan: “Jam mirë dashuri, shpresoj që dhe ju te jeni mirë”. Me siguri ky postim i vetë Istrefit i ka qetësuar më shumë fansat e saj, të cilët kanë reaguar në forma nga më të ndryshmet.

Më në fund Era Istrefi bëhet e gjallë