Mbyllet kopshti publik nr 7 ne qytetin e Elbasanit, pasi tre nga personeli i ketij kopshti kane dale pozitiv nga covid 19. Pas berjes se tamponit ka rezultuar pozitive nje edukatore, kuzhinjerja dhe ndihmes kuzhinierja te cilat jane karantinuar ne banesat e tyre. Nderkohe infektimi i tyre ka krijuar panik tek punonjesit e tjere te institucionit arsimor dhe prinderit qe kane vogelushet aty. Aktualisht i eshte marre tamponi pjeses tjeter te stafit dhe pritet pergjigjigja e cila do te vendose nese do te hapet apo jo kopshti, ndonese nje pjese e personelit ne te kane shfaqur simptoma. Bashkia ka kryer dezifektimin e te gjitha ambjenteve .Nderkohe pas dy javeve mesim rezultojne 8 mesues dhe 2 nxenes te infektuar ne Elbasan. Nxenesit i takojne sistemit 9 vjecar, ndersa mesuesit edhe atij 9 vjecar dhe te mesem.

Media Line News!