Mbani higjenën pastër na thotë Lali Eri, por Tirana

Paradoksale, nga njëra anë publikohen video se si Tirana po dezinfektohet dhe nga ana tjetër realiteti është krejt ndryshe.

Shikoni se çfarë po ndodh në lagje të ndryshme të Kryeqytetit. Mbeturina pafund. Kosha që nuk pastrohen. Erë e keqe. Madje po bllokohen edhe hyrjet e daljet e pallateve nga masat e mbeturinave. A është higjenike kjo i nderuar Kryetar Bashkie?

Në vend që të dalësh në video dhe të bësh thirrje për mbajtjen pastër të higjenës personale, të lutem pastro Tiranën se po qelbet në mbeturina. Mos harro Lal se Tirana nuk është vetëm bulevardi, por një bashkie e madhe. Dhe, vath në vesh Lal, të gjithë votojnë në Tiranë.

Mbani higjenën pastër na thotë Lali Eri, por Tirana "qelbet" nga mbeturinat Mbani higjenën pastër na thotë Lali Eri, por Tirana "qelbet" nga mbeturinat Mbani higjenën pastër na thotë Lali Eri, por Tirana "qelbet" nga mbeturinat