Një modele ruse është masakruar nga komentet e ndjekësve pasi ka hedhur një foto ku shihet se në vend të reçipetave ka vendosur maska.

Në mbishkrimin e fotos Yulia Ushakova ka bërë një shaka të tepruar në një kohë kur e gjithë bota po vuan nga pandemia e koronavirusit.

“Sapo porosita këto rrobabanje. Valvulat lejojnë që lëkura të marrë frymë, por për fat të keq nuk mund t’i vishni për më shumë se dy orë”, shkruajti modelja.

Pas këtij postimi vëshruan një lumë me komente negative për modelen duke thënë se kjo është shakaja me e keqe që kanë parë këto ditë.

Ndjekësit nuk e pritën aspak mirë këtë foto nga modelja 29-vjeçare duke qenë që spitalet nuk kanë maska mjaftueshëm.