Makutëria e policisë dhe Lali Erit/ Gjoba pafund edhe brenda lagjeve për parkim

Policia e urdhëruar edhe nga Lali Eri po bën kërdinë me gjoba edhe në lagjet në Tiranë. Një rast vjen sot nga Myslym Shyri ku policia shihet duke fotografuar makinat e parkuara dhe më pas gjobitjen e tyre.

Makutëria e Lali Erit, i ka vendosur edhe me pagesë vendet e parkimit brenda lagjeve. Çdo qytetar  do duhet ta marri brenda në shtëpi makinën se përndryshe paguan gjoba pafund.

DENONCIMI I QYTETARIT

‘Policia po ben namin me gjoba brenda pallatit ne myslym shyr , na zune ter rrugen me korsine e lali erit ku cdo familje ktu ka 2 makina minimalisht , skemi as parkim ku te parkojme , prane ish ekpozites brenda lagjes i kan vendosur me pagese dhe te pakta jan vende te lira . Gjoba po parkime jo po ne shpi si fusim dot makinat , dhe ne nje rruge si myslym shyri ku ka shkolla , gjimnaz , kopesht cerdhe , zyra dhe bisnese pa fund lali eri do mbushi xhepat e policise edhe gjoba edhe parkim me leke. Flm”.