Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të shtunë në aksin Elbasan-Peqin, ku si pasojë humbi jetën 55 vjecari Agim Neziri nga Tirana. Policia njoftoi se në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedonin e Veriut.Si pasojë e aksidentit ndërroi jetë në vend 55 vjeçari , nga Tirana i cili ishte pasgjerë në mjetin tip “Suzuki”,ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur lehtë. Përplasja ka qënë shumë e fortë , pasi të dyja mjetet janë bërë copë.Grupi hetimor në vendngjarje nisi punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se shkak ka qënë një parakalim i gabuar.Aksi nacional Elbasan-Peqin mbetet njolle e zezë në qarkun e Elbasanit.

Peqin/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasgjerë në mjetin tip “Suzuki”,si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.