Basha: Anija e Ramës po fundoset

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në bashkëbisedimin e tij me gazetarët është shprehur se protesta e qytetarëve duket të ishte reflektim për Ramën, por duket që jo.

Basha ndër të tjera thekson se dhuna ndaj punonjësve të policisë nuk është për punën e tyre dhe detyrën e tyre por për kriminalitetin e shefave që ato përfaqësojnë.

Lideri i PD-së ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se me ardhjen e tij në pushtet do të heqë barrën që punonjësit e policisë mbajnë mbi supe siç është ajo e shefave mafiozë.

“Rama po ndalon drejtësinë të bëjë drejtësi, asnjë nga ministrat e tij apo ai vetë nuk është dënuar, ka shkatërruar universitetet dhe u përball me protestën studentore. Duhet të ishte një reflektim, nëse do të ishte një lider evropian do të reflektonte të vetmit që reflektuan ishim ne , ishte opozita që dogji mandatet, që të mos iknin më shqiptarët, se vjen një moment kur i riu nuk ka ku t’ja mbajë më, ne u larguam për zgjedhje politike por në vend që ti vende gishtin kokës bëri zgjedhje moniste.

Tërmeti ishte një tjetër moment reflektimi por e përdori sërish për teatër, akoma mijëra familje janë në çadër në një dimër të dytë. Erdhi pandemia dhe njëlloj si me tërmetin dhe me pandeminë i vetmi që nuk vuri buxhetin e shtetit në funksionit të shtetit ishte ky. Çfarë ka bërë me paratë e tjera është një akumulim social i padurimit për ta hequr qafe këtë regjim. Ai i ka asgjesuar gjitha në duart e një njeriu dhe një grushti oligarkësh. Ky është realiteti dhe padyshim që është treguar vetvetja. Do të thotë sërish se fajin e ka opozita dhe media dhe pse fajin e ka vetëm ai për zhytjen e vendit.

Unë kam mirënjohjen më të thellë për ato që bëjnë punën e tyre, dhe jam unë që ju premtoj si kryeministër që do jua heq nga barra peshën e shefave mafiozë, një reformë të thellë që do të luftojë krimin dhe do të mbrojë jetën e qytetarëve tanië brenda 6 muajve të parë të qeverisjes do të kemi një polici si ajo e Kosovës si fillim.

Koalicioni opozitar është një dhe i pandarë me një qëllim për të larguar Edi Ramën dhe për ti dhënë shqiptarëve garancinë se ne do e largojmë Ramën që për 8 vite e zhyti vendin në krizë, i zhyti në varfërinë më të thellë, atë që bëri 8 vite me radhë, atë që nuk bëri për këto vite nuk ka shans më këtë do të bëjmë me të gjithë shqiptarët do ti japim rrugën e integrimit, rritja ekonomike do të jetë prioritet kryesorë”, ka thënë kryetari i PD-së.