“Të lavdërohesh se je hajdut! Kjo po ndodh me Rilindjen...!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ishte i pranishëm në rubrikën “Opinion” në News 24, ndërsa komentoi mbledhjen e sotme të Komisionit hetimor parlamentar, i cili pyeti hollësisht Presidentin, Ilir Meta për arsyet që e detyruan të zhdekretonte datën e 30 qershorit. Për Boçin dëshmia e sotme e presidentit, Ilir Meta në komisionin parlamentar ishte një betejë e fituar, pasi sipas tij, Kreu i Shtetit kishte të gjithë “setin e armëve të ligjshme” që ta justifikonte veprimin mbi 30 qershorin.

Gjithashtu, Luçiano Boçi lartësoi funksionin dhe detyrën e Kreut të Shtetit, ndërsa tha se ai gjatë gjithë kohës ka qëndruar mbi palët politike.

“Presidenti ka qenë i vendosur mbi palët politike. Meta sot ka qenë në një betejë tashmë të fituar, sepse seti i armëve që kishte me vete sot në seancë ishin tërësisht kushtetues. Presidenti ka treguar qëndrimin e tij kushtetuese. Unë do të thoja edhe për gjatë gjithë ushtrimit të detyrës së tij, Presidenti ka qëndruar mbi palët”-tha ai.

Por a kishte një plan opozita për të krijuar një situatë destabilizimi me datën 8 qershor, për këtë Luçiano Boçi dha këtë përgjigje: “Ka pasur një deklaratë të tillë të Presidentit. Por do të thoja se Meta ka përdorur zakonisht një gjuhë të nënkuptuar duke thënë se nuk dua një Rajshtag të dytë. Opozita nuk ka pasur një plan destabilizimi për djegien e Kuvendit. Ne kemi qenë për të menaxhuar protestën, sepse ka pasur edhe një kordon sigurie mes Policisë dhe protestuesve nga persona të PD, veprim ky që hedh poshtë pretendimet për një destabilizim nga opozita. Unë përgjigjem shumë qetë dhe saktë dhe ne krijonin grup ndarës mes protestuesve dhe policisë. Ne kemi paralajmëruar se Rama kërkon një konflikt mes protestuesve dhe institucioneve”, shtoi Boçi.