“Të lavdërohesh se je hajdut! Kjo po ndodh me Rilindjen...!

14 Dhjetori 1990, është një datë pa shumë zhurmë, por me hijeshi e simbolikë të fuqishme. Atë ditë Elbasani shpërtheu revoltën e tij ndaj diktaturës. Partia Demokratike ishte krjuar dhe jehona e lirisë ishte e pandalshme. Diktatura jetonte ditët e fundit.


Dhuna që ajo ushtroi ndaj organizatoreve dhe demostruesve ishte e pashembullt. Heroike qëndresa e të arrestuarve që përballën arsenalin e torturave çnjerëzore ne Degën e punëve të brendëshme. Stoik qëndrimi i tyre me modesti mbinjerëzore, për merita që nuk i kërkuan asnjëherë dhe për të cilat nuk bërtitën kurrë. Ata mbeten heronjtë më modestë dhe të vërtetë të qytetit.


Thjeshtësia e tyre sot godet, thërret dhe është shembull frymëzimi, për t’u rikthyer në misionin e pambaruar për shembjen e regjimit të pasardhësve. Nderime e përulje respekti për ata burra e gra, disa prej të cilëve nuk janë midis nesh, që mundën atë ditë diktaturën!
Misioni vazhdon…..

NGA: Luçiano Boçi