Nata e 8-të e spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka nisur mes emocionesh, surprizash e të papriturash, teksa një konkurrente tjetër pritet të eliminohet.

Kësaj here Saimiri kishte rezervuar një takim të gjatë privat me Arjanën në ambientet e një palestre.

Dyshja kanë biseduar shumë pak, teksa kanë kaluar momente romantike në pishinë dhe në dush.

Nuk mungoi afrimiteti që vihet re dukshëm nga takimet e tjera të javës me Valentinën dhe Generdën.

Arjana: Hej Saimir, si je?

Saimiri: Mirë si je ti? Më në fund e arrite këtë takim! Ti s’paske nevojë fare për palestër, mirë qenke.

Arjana: Kam pak nevojë…

Saimiri: Do të të them diçka më ndryshe sot, të bëjmë pak stërvitje. Ku do fillojmë?

Arjana: Po ta lë ty në dorë

Saimiri: Do të mbys fare sot po ma le mua në dorë. Sa herë shkon në palestër?

Arjana: Tani shumë pak

Saimiri: Tani do të marr këtu me vete unë, çdo darkë këtu në palestër. Më duket sikur të ka mbetur pak qejfi që s’të kam ftuar në takim.

Arjana: Nuk është se më ngel qejfi apo u mërzita, thjesht po më vinte çudi

Saimiri: Po qenke shumë më e mirë kështu pa make-up. S’do të të lë të lyhesh më, s’të kisha parë kështu

Arjana: Faleminderit shumë! Zakonisht nuk lyhem por tani dalim në emision

Saimiri: Shumica e vajzave lyhen që të bëhen të bukura, kurse ti qenke e kundërta. Ti qenke bishë. U tregove shumë e fortë, tani them të ikim për not