Gjykata ka marrë vendimin për pushimin e çështjes në ngarkim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për falsifikim dokumentash.

Mësohet se gjyqtari Lazër Sallaku ka marrë vendimin për pushimin e çështjes ndaj Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit.

I vetmi nga tre të akuzuarit që kanë marrë pjesë në seancën gjyqësore që ka përfunduar pak minuta më parë, ka qenë ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani.

Theksojmë se pushimi i çështjes ishte një nga kërkesat e avokatëve të Bashës Ivi Kaso dhe Eduard Halimi.

Lulzim Basha është marrë si i pandehur për falsifikim dokumentash, por ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm në seancën e sotme.