Llixhat ne gjendje te mjerueshme dhe pa investime

0

Edhe pse fshati Llixhë në Elbasan është i bekuar me ujra termale dhe turizmi shëndetësor është gjithnjë e në rritje investimet nuk shkojnë në të njëjtin kahë. Qendra të ofron një pamje vërtet të shëmtuar, ndërsa aty sheh të gërshetuar tregtar rrobash, por edhe tregun e ushqimeve. Sezoni kurativ po shkon drejt fundit, po që nga fillimi i tij gjendja në infrastrukturë mbetet e njëjtë. Tregëtarët shprehen se nuk kanë as kushtet më minimale për të shitur produktet e tyre dhe janë ende me tenda me plasmas të ndërtuara prej tyre që para 20 vitesh. Nuk e fshehin revoltën për mungesën e vëmendjes nga pushteti si lokal ashtu edhe qëndror pasi kjo zonë është ndër të vetmet që terheq vizitorë në këtë qark.

Ndonëse i frekuentojnë Llixhat për vlerat kurative që ka uji, edhe pacientët janë të pakënaqur me mungesën e investimeve dhe papastërtinë që ofron mjedisi. Ata shpresojnë që kur të rikthehen sezonin tjetër këtu situata të ketë ndryshuar.

Po ashtu rruga e cila të çon në këtë fshat është në gjendje të mjeruar . I kontaktuar ,kryetari i njësisë administrative Tregan shprehet se aktualisht ka një plan për ndërhyrje në këtë zonë por që pritet të filloj pas një viti.