Lëngu i portokalleve në bazë të studimeve të shumta shkencore ka treguar që vret mbi 84% të qelizave të leuçemisë (leuçemia akute limfoblastike) duke ndërprerë rëndë prodhimin e qelizave kanceroze të komponentëve kyç të quajtur citokinin.

Frutat agrume janë të pasura me antioksidantë të fuqishëm si limonoidet, hesperidin, limonen dhe vitaminën C, të gjithë këta antioksidantë janë të njohur si luftëtarë të kancerit.

Pra, nuk është çudi që frutat e agrumeve janë treguar të ulin rrezikun e kancerit në studime të shumta të popullsisë: rreziku i kancerit të pankreasit deri në 48%, rreziku i kancerit të fytit me 58%, rreziku i kancerit të stomakut me 31% dhe rreziku i kancerit të gjirit deri në 26% .

Sa i përket leuçemisë , një studim nga USA tregoi se fëmijët që konsumonin lëng portokalli ose portokall dhe banane të paktën 1-3 herë në javë në fëmijërinë e hershme, gjatë studimit u pa që rreziku i tyre për uljen e leuçemisë së fëmijës me rreth 50%.

Dhe frutat agrume ofrojnë shumë përfitime shëndetësore përtej parandalimit të kancerit: një studim i kohëve të fundit tregoi se të rriturit që pinë dy gota në ditë me lëng portokalli kishin 11% kolesterol të ulët dhe 18% më pak kolesterol LDL në krahasim me jo-konsumatorët, gjithashtu një suplement si shtesë ushqimore në formë kapsulare me bazë agrume sidomos Vitaminën C mund të përmirësojë rezultatet e testit të tolerancës me tolerancë glukoze në pacientët me diabet të Tipit II.

Preferohen portokaj organik, dhe me ngjyrë sa më të mbyllët sepse janë më të mirë, pasi janë më të pasur në beta-cryptoxanthin –një antioksidant i fuqishëm.

Gjithashtu Dieta Alkaline është e pasur me portokaj organik që janë veçanërisht të pasur me kalium, duke dhënë 150% të fuqisë alkaline, duke mos përjashtuar edhe limonin!